Subscribe

Deputetet demokrate Merita Bakiu, Orjola Pampuri dhe Dhurata Çupi ishin sot në Krujë, ku shikuan nga afër gjendjen e pacientëve të helmuar.

Bakiu deklaroi për mediat se djali, si dhe disa anëtarë të familjes së saj kanë shfaqur shenja helmimi dhe kanë marrë shërbim mjekësor.

Ajo shtoi se janë prekur edhe rreth 60 fëmijë.

“Si qytetare e Krujës më shumë në rolin e deputetes, jam e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të gjithë këtyre njerëzve. Isha mbrëmë deri në mesnatë. Gjendja u duk sikur u stabilizua por në orët e hershme të mëngjesit, shikojmë që gjendja përsëri është bërë kritike. Ka shumë të sëmurë që po trajtohen në kushtet e shtëpisë, nga informacionet që më vijnë, janë prekur mosha e tretë dhe po trajtohen në shtëpi. Njerëzit nuk po furnizohen me ujë të pijshëm dhe kur kanë të sëmurë në shtëpi kjo është problem. Më shqetëson përgjigja e analizave të ujit. Unë jam e prekur, sot unë kam të prekur tim bir. Kam motrën time dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Nuk e di se si do të vazhdojë trajtimi i këtyre njerëzve të cilët janë të infektuar. Më shqetëson më shumë se si do të veprohet sepse kemi raste të përsëritura. Dje ishin 240 raste, sot kanë arritur në 370 raste. Ajo që ne na shqetëson dhe ndjejmë shumë keqardhje se janë rreth 60 fëmijë që po trajtohen gjatë këtyre ditëve në kushte spitalore. Gjëja që mua këtu nuk më vjen mirë është se u bë kohë që unë dhe kryetari i partisë jemi këtu të pranishëm dhe nuk gjejmë kryetarin e bashkisë, i cili duhet të jetë përgjegjës dhe duhet të shohë kushtet spitalore në të cilat ndodhet spitali i Krujës.”

Nga ana tjetër, Çupi akuzon organet për mungesë serioziteti.

“Është një shqetësim i cili nuk u mor seriozisht nga organet sepse ndoshta mund të kishte një parandalim. Ose numri i qytetarëve të prekur nuk do të ishte në rritje. Ne erdhëm takuam qytetarët dhe iu uruam shërim të shpejtë. Janë shumë fëmijë dhe që është e ndjeshme si problematikë. Një djalë 10 vjeç të cilin sapo e takuam, një zotëri me serum. Aludohet që mund të jetë nga uji. Ku janë organet e drejtësisë? Ku është prokuroria? Çfarë deklarate ka paraprake të prokurorisë. Çfarë nëse ka siguruar prokuroria për të siguruar provat dhe për të hetuar. Përse nuk ka një komunikim me median, me qytetarët dhe një sqarim se çfarë po hetojnë ata. Helmimi është masiv dhe ka një indicie, përse vjen kjo. Paralelisht institucionet shtetërore duhet të veprojnë në mënyrë urgjente dhe duhet të kishim një deklaratë paraprake nga organet e hetimit. Çfarë provash kanë marrë? Çfarë po hetojnë deri më sot? A po hetohet ajo çfarë po aludohet, helmimi nga ujsjellsi. Të mos harrojmë se vetëm disa muaj më parë kryeministri ka bërë fushatë madje ka provuar edhe ujin e këtij ujësjellësi duke aluduar që është në të gjitha kushtet ujësjellësi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *