Subscribe

Pas paraqitjes me shenja helmimi në spitalin e Krujës të mbi 500 banorëve të këtij qyteti, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit, ka nisur hetimet për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”me pasojë dëmtimin e shëndetit të personave.

 

Sipas prokurorisë, hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer në drejtim të zbulimit të shkaqeve që kanë çuar në helmimin e banorëve, si dhe individualizimin e përgjegjësive penale për personat përgjegjës.

 

Për këtë qëllim, organi i akuzës ka urdhëruar kryerjen e akteve të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Po ashtu, njoftohet se janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprimet e tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *