Disa qytetarë të Dibrës, mes tyre edhe fëmijë, janë paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë me shenja helmimi.

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit”, njofton policia.

Në përgjithësi pacientët kanë marrë terapi ditore dhe janë kthyer në banesë.

Pesë fëmijë dhe një i rritur janë shtruar në spital dhe janë nën kujdesin e bluzave të bardha.

Hetuesit kanë marrë analizat fiziko-kimike në të gjithe depot e fshatrave dhe  parametrat kanë dalë në normalitet. Megjithatë, analizat bakteriologjike janë dërguar në ISHP dhe pritet që brenda 24 orësh të dalin përgjigjet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *