Subscribe

Disa prej poezive të të atit, Faslli Halitit, rikthejnë edhe njëherë piktorin Helidon Haliti pranë publikut të kryeqytetit.

 

Kjo ishte dëshira e tyre e përbashkët për të kuruar një ekspozitë që do të përfaqësonte lidhjen e thellë midis pikturës dhe poezisë.

 

Ndaj ekspozita “faksimile” krijon një dialog të vazhdueshëm midis tyre, përmes elementëve të përrallave dhe kujtimeve që babai i tij i ka treguar gjatë fëmijërisë.

 

HELIDON HALITI

PIKTOR

“Faksimile” është një koncept që ka zënë fill nga bisedat e mia me Poetin Faslli Haliti, i cili është edhe babai im, njeriu që më ka krijuar fizikisht, por edhe më ka mbrujtur shpirtërisht dhe artistikisht. Ne kemi pasur një ëndërr të përbashkët: Që babai të kuronte një ekspozitë timen, me një koncept fare të thjeshtë, për të vënë në dukje faktin se në të gjitha pikturat e mia gjen pjesë nga lirikat e poezisë së tij, nga shqetësimet e tij sociale dhe altruizmi i padiskutueshëm i tij si njeri.”

 

Në 40 veprat e Halitit, ndërthuret jo vetëm e brendshmja shpirtërore e njeriut, por edhe ajo e kafshëve, nëpërmjet një dimensioni të larmishëm, ku shqetësimet do të shfaqen lakuriq, siç janë, e pa u konkretizuar në një portret të caktuar.

 

Ekspozita “Faksimile” do të jetë e hapur për të gjithë publikun nga kjo e hënë në galerinë “Fab”, pranë universitetit të arteve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *