Mjaftoi një foto e modeles së njohur Heidi Lushtaku në shoqërinë e aktorit Sylvester Stallone , që mediat të aludonin për një lidhje mes tyre. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus Heidi i ka hedhur poshtë aludimet, duke i quajtur absurde, pasi Stallone ka moshën e babait të saj.

” Kemi qenë në një darkë. Sylvester një njeri i mire, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. Nuk dua të përgjigjem shumë. Normale dhe ata do i fitojnë parat në një mënyrë”, u shpreh modelja.

Heidi Lushtaku u ndal gjithashtu edhe tek marrëdhënia e saj 5 vjeçare së cilës i ka dhënë fund kohë më parë.  Modelja u shpreh se ndarja ishte paqësore dhe se të dy ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin, teksa nuk e fshehu emocionin kur foli për mamanë e ish partnerit të saj, Robin Krasniqi.

“Besoj se është shumë e rëndësishme kur njerëzit publikë kanë standard të paqes dhe miqësisë. Ka qenë shumë ë rëndësishme për të dy të ndahemi në paqe dhe qetësi. Jo çdokush që ndahet duhet ta bëjë tragjikisht. Ka qenë që në një mënyrë të ishim simbol i paqes, në shoqëri e në respekt. Ne jemi ende miq. Është periudha më e mirë që kam pas me Robinin. Normalisht nuk kontaktoj gjithmonë. Kam shumë respekt për familjen e tij me të cilët jam e lidhur. Mami i Robinit është një prej njerëzve me të bukur, të mirë që kam takuar në jetë dhe gjithmon e mbaj në zemër dhe mend. Ka qenë e butë e kuptueshme me mua, dhe kemi shpërndarë vetëm dashuri me njëra tjetrën e unë do ta dua gjithmonë” përfundoi Heidi Lushtaku. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *