E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Haxhinasto në “7 pa 5”: Meta po u shërben zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Tonet e ashpra të presidentit Ilir Meta, kandidati për deputet i LSI në Tiranë, Edmond Haxhinasto i sheh si normale në situatën ku gjendemi.

 

Reklamë

Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Haxhinasto deklaroi se kreu i shtetit po përpiqet të mbrojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

 

“Presidenti po ushërben zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është bërë si një sirenë e fortë alarmi për çdo parregullsi në procesin zgjedhor sepse është i bindur, siç jam i bindur edhe unë, që Shqipëria duhet t’i thotë “Ndal”, t’i hapë fund periudhës së prekjes së zgjedhjeve. Në një moment tjetër, kur institucionet funksionojnë dhe ligji zbatohet, patjetër që roli i presidentit është krejtësisht tjetër. Por sot jemi në një situatë tjetër, ku duhet të merremi me thelbin e mesazhit që jep presidenti: Të mos preket vullneti i qytetarëve. Ata janë sovrani në Shqipëri”, tha Edmond Haxhinasto përballë gazetarit Thimi Samarxhiu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë