E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Haxhimali: Qeveritë e shohin ndërtimin si një “lop që duhet mjelë”

Eksperti për çështjet vendore, Agron Haxhimali, duke komentuar ndryshimet e fundit ligjore në fushën e ndërtimit tha se qasja e qeverisë ndaj këtij sektori nuk është e duhura.

Qeveria duhet ta shohë ndërtimin si partner dhe jo si një lopë që duhet ta vjelësh sa herë ka nevojë.

“Unë mendoj se qeveritë e kanë parë ndërtimin si  një burim taksash ndër vite, njësoj si ajo lopa që ka vetëm qumësht dhe përpiqet ta ushqejë. Kur kjo ul rendimentin, qeveria i jep një goditje, siç janë këto masat ndëshkuese në aktin normativ. Nuk është kjo qasja e duhur. Masa të tilla kanë efekt zinxhir. Në finale ato shkarkohen te qytetit”, tha Haxhimali në emisionin “E-ZONE”.

Edhe eksperti e vë theksin te përmirësimi i kuadrit ligjor në konsultim me grupet e interesit dhe jo duke aplikuar fushata ndëshkuese.

Reklamë

“Përgjegjësia kryesore e këtij realiteti, ku ende kemi ndërtime pa leje, qëndron mbi administratën publike, sepse ata janë rojtarët e interesit publik. Pse e lënë institucionet që pallati të ndërtohet deri në pesë kate dhe më pas kujtohen për ta bllokuar? Sa vite kemi që diskutojmë sanksione për ndërtimet pa leje? Sa herë kemi thënë që nuk do të legalizohen më ndërtimet pa leje? Dhe sot jemi në kushtet që flasim çdo vit për ndërtime pa leje. Ende sot janë 500 mijë ndërtime të palegalizuara”,  tha Haxhimali.

Sipas Haxhimalit edhe qeveria dhe institucionet përgjegjëse kanë shkelur ligjin, duke mos u konsultuar me ndërtuesit, arkitektët apo inxhinierët për ndryshimet e propozuara.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë