Minsitri i punëve të Jashtme Igli Hasani ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Qipro ku u prit nga Presidenti i Republikës së Qipros Nikos Christodoulides.
Hasani e konsideroi këtë vizitë të rëndësishme për të konsoliduar marrëdhëniet mes vendeve dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha si turizmi, energjia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, arsimi, farmaceutika dhe ndërtimi.
Ministri u prit gjithashtu nga homologu i tij Costantinos Kombos ku fokusi i diskutimit u përqëndrua te integrimi evropian të Shqipërisë dhe mbështetja gjatë drejtimit të presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së në vitin 2026.
Gjatë kësaj vizite u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademive Diplomatike të të dy vendeve për bashkëpunim në trajnimin diplomatik. Me interes shihet edhe vizita e ditës së martë e Ministrit në Greqi, ku ëm herët në një interviste për median Greke TA NEA, e cilësoi vizitën si domosdoshëmri për fuqizimine dialogut dhe bashkpunimin mes dy vendeve.
“Qeveria shqiptare mbetet e hapur dhe plotësisht e angazhuar për të nxitur dialogun mbi të gjitha çështjet dypalëshe të pazgjidhura. Ne angazhohemi në këto diskutime në një frymë respekti të ndërsjellë, me qëllim arritjen e zgjidhjeve të drejta dhe të qëndrueshme që pasqyrojnë interesin tonë të përbashkët për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet rajonal. Përmes dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit konstruktiv, ne besojmë se është e mundur të adresohen të gjitha çështjet përkatëse në një mënyrë që përputhet me normat ndërkombëtare – duke u bazuar në lidhjet e thella historike dhe afërsinë gjeografike që i kanë lidhur dy popujt tanë për breza”, tha ministri Hasani.
I pyetur për përqindjen e lartë të votave që siguroi qeveria nga emigrantët e Greqisë, Hasani u shpreh se ky fakt pasqyron besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj kryeministrit shqiptar dhe angazhimin e qeverisë për reforma thelbësore. /vizionplus.tv





