E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Harrohet një çantë me ar në tren, por prej 8 muajsh askush se ka kërkuar

Një çantë plot me ar u harrua në Zvicër në një tren midis St. Gallen dhe Lucerne që në muajin tetor të vitit të kaluar.

Por e dini se kush është me e cuditshme në të gjithë historine?

Që nga ai moment ku valixhja me 3 kg ar brenda që ka vlerë 170 mijë euro nuk është kërkuar ende nga asnjë person tek autoritetet e trenit.

Përpjekjet e autoriteteve zvicerane për të zbuluar pronarin ishin të pasuksesshme. Kjo ishte arsyeja përse një gjë e tillë u bë publike, me shpresën se dikush do të kujtohej.

Sipas legjislacionit zviceran, pronari ka pesë vjet për të paraqitur në prokurorinë e Lucernës kërkesën për të tërhequr sasinë e arit. Megjithatë është e paqartë se si autoritetet do të verifikojnë pretendimet e secilit që vjen për të kërkuar pronësinë e arit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë