E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj: Ushtria nuk ka qenë pjesë e operacionit në veri

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë detaje rreth operacionit policor të kësaj të marte në veri të Kosovës.

 

Në një deklaratë për mediat shefi i qeverisë ka deklaruar se gjatë aksionit për arrestimin e personave të dyshuar për krim, korrupsion dhe keqpërdorim detyre, nuk ka qenë e përfshirë Ushtria e Kosovës.

 

Reklamë

Haradinaj ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se operacioni i arrestimeve dhe bastisjeve është kryer me urdhër të prokurorit dhe se i njëjti operacion është shtrirë edhe në disa vende të tjera të vendit, përfshirë Drenasin dhe Prizrenin.

 

Ndërkohë Prokuroria Speciale, Inspektorati Policor dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në operacionin e sotëm janë bastisur 12 lokacione dhe janë arrestuar 19 punonjës të Policisë së Kosovës.

 

Prej të arrestuarve, 11 janë të nacionalitetit serb, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë. Në këtë operacion u lënduan gjithsej 5  pjesëtarë të policisë, një me armë zjarri, një me predhë dhe tre policë morën lëndime gjatë heqjes së barrikadave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë