Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me komisionerin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, thotë se taksa 100% për produktet serbe dhe të Bosnjës e Hercegovinës nuk do të hiqet derisa këto dy vende nuk njohin Pavarësinë e Kosovës.

 

Në një konferencë  për shtyp Haradinaj deklaroi se ende ka shpresë së Kosova të jenë të rend dite në Këshillin e Ministrave të BE-së për liberalizmin e vizave.

 

“Nëse Qeveria e Kosovës ka informata se ka ndonjë krizë të ndonjë produkt vital, ne jemi në gjendje t’i furnizojmë. Spitalet apo ambulancat, nuk do të ju mungojnë ilaçet, për të gjithë. Do të respektojmë vendimin e Qeverisë, dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ne do punojnë që tani për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për borxhet, të zhdukurit, të drejtat e komunitetit serb në Kosovë e plotë tema tjera e një nga to do të jetë edhe tregtia e lirë mes Kosovës dhe Serbisë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *