Subscribe

Qeverisja e Albin Kurtit ka ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.

 

Kështu u shpreh ish-kryeministri, njëherësh kryetari i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa akuzoi kreun e qeverisë se ka ndërprerë investimet në sektorin e infrastrukturës.

 

RAMUSH HARDINAJ
ISH-KRYEMINISTER, KOSOVE

“Kurti është ta quaj ashtu shumë shkurtpamës në ekonomi, ai ka ndërprerë të gjitha investimet kapitale në infrastrukturë, nuk mundesh me bo ekonomi pa infrastrukturë, parakusht që me ndodh ekonomia është infrastruktura për këtë arsye thash po kursehem për shkak se nuk po i shoh të arriturat nuk po e shoh suksesin e kohës që po e shfrytëzon atje”

 

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj nënvizoi se procesi nuk duhet të vazhdojë më në nivele teknike.

 

RAMUSH HARDINAJ
ISH-KRYEMINISTER, KOSOVE

“Mendoj se është duke i sjell dëme vazhdimi i dialogut të teknikëve rreth ngjitësve të tabelave dhe stiketsave. Është koha me kaluar në një ofensivë politike dhe diplomatike në dialog me e ngushtuar Serbinë, pra me vendos para aktit të kryer për marrjen e njohjes e kjo qasje e dialogut është e gabuar.”

 

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sipas kreut të AAK-së është bërë në momentin e duhur, ndërsa priten rezultate pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *