E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Haradinaj: Serbia një mini-Rusi në Ballkan, taksa nuk ndryshon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka deklaruar që në rast se Serbia nuk i ndryshon politikat e saj ndaj Kosovës, taksa prej 100 për qind për produktet serbe, do të mbetet përgjithmonë. Këtë deklaratë kryeministri Haradinaj e ka bërë në konferencën për mediat në ditën e fundit të këtij viti.

 

“Nëse Serbia nuk ndryshon dhe është e njëjta Serbi që paraqet një mini-Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka për të mbetur përgjithmonë”, ka theksuar kryeministri Haradinaj.

 

Ai ka shtuar që në rast se Serbia dëshiron të punojë me logjikën evropiane dhe dëshiron të merret vesh me Kosovën për njohje reciproke, taksa do të hiqej sa më parë. Por, sipas tij, Serbia, pavarësisht aspiratave për tu bërë pjesë e BE-së, nuk po i qëndron frymës evropiane, duke i bërë pengesa Kosovës./REL

Më shumë video

Reklamë