E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj: Letra e Presidentit Trump lajm i mirë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur vlerësimet e tij në lidhje me letrën që presidenti amerikan, Donald Trump i ka drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka theksuar se ky është një lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

 

Haradinaj shkruan se ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.

 

“Letra e Presidentit Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative, me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë