Zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën se ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare për vizën e kryeministrit nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e qeverisë thanë se kryeministri Haradinaj do të udhëtonte në SHBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

 

“Ende nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth çështjes së vizës për zotin Ramush Haradinaj. E vetmja arsye pse kryeministri do të udhëtonte për në SHBA janë Lutjet e Mëngjesit, e jo ndonjë konferencë”.

 

Sipas VOA-s, zyra e kryeministrit ka reaguar pas raportimin të stacionit televiziv “Al Jazeera Balkans” që pohoi se duke u bazuar në burime nga Departamenti amerikan i Shtetit, kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane për shkak të tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

 

Ndërkohë më herët këtë të hënë, mediat në Kosovë raportuan se Shtetet e Bashkuara u kanë dërguar mesazh institucioneve që të heqin tarifat ndaj Serbisë ndërsa kanë paralajmëruar pasoja në rast se nuk ndërmerret ky hap.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të hënën gjatë ditës se qeveria do të pezullonte përkohësisht tarifat vetëm pas garantimit ndërkombëtar për nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë për njohjen të ndërsjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *