E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Haradinaj ftesë Vuçiçit: Gati për marrëveshje, prezanto vlerat europiane

Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj I ka kërkuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të reflektojë.

 

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj shprehet se është koha që Vuçiç të prezantojë vlerat europiane dhe jo qëndrimet e të kaluarës.

 

Reklamë

Haradinaj shprehet se Kosova është gati për një marrëveshje në kufijtë ekzistues me të cilën të pranohet realiteti I të dy shteteve.

 

“Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku. Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok.RH”

Më shumë video

Reklamë