Opozita në Prishtinë ngriti dyshimi ndaj aksionit te sotëm policor kundër trafiqeve ilegale ne veri te Kosoves.

 

Kryetari i aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një reagim në rrjetet sociale nuk e përjashtoi mundësinë, se operacionet mund të jenë kryer për efekte elektorale.

 

Kjo, pasi vendi do te zhvilloje zgjedhjet lokale ne daten 17 tetor, pra pas 4 ditesh.

 

“Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veçse qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik dhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve.”-shkruan Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *