E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Haradinaj- Bërnabiç në Londër, diskutime mbi incidentet e fundit të serbëve në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

 

Pacolli ka treguar se si në samitin në Londër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se vetëm nga maji kanë ndodhur 50 incidente ndaj serbëve në Kosovë.

 

Reklamë

Ndërkohë ai është shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të këtyre incidenteve por gjithsesi e kanë dëgjuar me vëmendje kryeministren serbe.

 

Ndër të tjera, Pacolli në  T7 tregoi se Haradinaj i ka thënë kryeministres serbe se arrestimi i gjashtë serbëve në Anamoravë nuk ka qenë politik, por ka ndodhur sipas ligjit.

 

Gjithashtu në këtë takim me palën serbe, është theksuar fakti se Kosova nuk ka vepruar me kokën e saj përsa i përket arrestimit të serbëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë