Subscribe

Takimi i parë mes kryeministrit e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç  në Bruksel dështoi. Këtë konstatim e ka bërë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramash Haradinaj,i cili e quajti Kurtin “mashtrues”. Ish kryeministri e akuzoi kreun ekzekutivit se nuk është fokusuar ne piken kryesore: njohjen e Kosovës.

 

RAMUSH HARADINAJ

KRYETAR I AAK

“Është pikërisht ajo që kemi paralajmëruar rreziku nga mashtruesi Kurti, pra në këtë rast Kurti është mashtrues ordiner dhe po mashtron popullin e Kosovës me një qasje të rrezikshme në dialog, duke mos kërkuar substancën e paraparë për të cilën ne e synojmë dialogun por duke u shpërndarë në tema të panevojshme. Nuk është ky dialog, është humbje kohe dhe mashtrim për Kosovën, pra nuk është fokusimi të çështja kryesore që ka mbet njohja reciproke të cilën e ka theksuar presidenti Biden qartë në letrën e vet”

 

Haradinaj tha se Kurti po e kthen dialogun në fazat e para, duke propozuar mini-shengenin.

 

“Është një qasje e rrezikshme e kryeministrit Kurti, pra e gabuar, ai po e rikthen dialogun në fillim, po kërkon me kriju marrëdhënie të re ekonomike tregtare pra me pikën 1 mes Kosovës dhe Serbisë, më të avancuara se Mini-shengeni, para njohës, që është një rrezik dhe njëkohësisht është proces që përfshinë BE-në dhe që stërzgjatet.”

 

Të martën u mbajt takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiç ku të dyja palët u ulën në tryezën e bisedimeve. Takimi përfundoi pa asnjë marrëveshje, ku Prishtina dhe Beogradi hodhën akuza njëra-tjetrës. Dialogu  pritet të vazhdojë më 25 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *