Subscribe

Shqipëria hap kufijtë me fqinjët në pikat kufitare në juglindje të vendit, gjë e cila nuk ka ndodhur me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Burime zyrtare pranë drejtorisë vendore të kufirit dhe migracionit bëjnë me dije se pavarësisht hapjes së kufijve nga shteti shqiptar, janë lejuar të kalojnë vetëm shtetasit shqiptarë për punë sezonale, rezidentët në vendin fqinj të cilët kanë udhëtuar drejt shteteve fqinje me makinat pesonale me targa shqiptare.

Të njëjtat burime thanë se nga dita e sotme shtetasit shqiptarë me dokumentacione greke dhe maqedonase nuk do të karantinohen në të dy këto shtete pas momentit që kanë kaluar nga Shqipëria. Ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks lëvizjesh të shtetasve shqiptarë që shkojnë për të punuar dhe më pak rezidentë në vendin fqinj.

Ndryshe është paraqitur situata në pikën e Qafë Thanës atje ku lëvizjet në të dy anët e kufirit kanë qënë më të pakëta, teksa lëvizjet më të shumta ka pasur në pikën e kalimit kufitar të Goricës, pasi shtetasit shqiptarë me pasaporta maqedonase kanë lëvizur për punë sezonale në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *