Deputeti i PD, Lefter Gështenja në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar mbi pritshmëritë e PD në zgjedhjet e 14 majit dhe çeljes së fushatës.

 

A i arriti pritshmëritë tubimi juaj i sotëm?

 

“Ishte një prezantim hapja e fushatës elektorale për 14 majin. Pritshmëritë patjetër që u arritën, pjesëmarrja dhe ovacion, kjo ishte e dukshme gjatë gjithë kohës”, tha ai.

 

Nga sot PD do të “ndezë motorrët” e fushatës elektorale për 14 majit, por ju keni dhe një tjetër vështirësi. PD nuk ka përballë vetëm PS por edhe Sali Berishën që iu sulmon çdo ditë?

 

“PD jo vetëm në fushatë elektorale, por edhe më parë kemi patur përballë këtë mazhorancë, keqqeverisje dhe Edi Ramën. Ne luftën do ta kemi me Edi Ramën dhe jo me partitë apo koalicionet e tjera opozitare, jo vetëm në Tiranë por në çdo bashki, ku do të ketë zgjedhje me 14 maj. Gara jonë, PD do ta ketë garën me Edi Ramën”, shtoi ai.

 

Disa nga kandidatët tuaj janë tërhequr nga gara, sa kandidatë zyrtarë ka PD për zgjedhjet e 14 majit?

 

“Në dijeninë time kanë qenë 15 kandidatë zyrtarë. Çdo kandidatë për kryetar bashkia është në të drejtën e tij për t’u tërhequr. Duke parë situatën në terren, ajo që ka ndodhur edhe pse nuk thuhet, PD nuk pret ndonjë falenderim nga një parti tjetër apo ndonjë koalicion. Duhet pranuar se të paktën në 45 bashki janë zona të lira, nuk kemi nxjerrë kandidatë”, shtoi ai.

 

Gështenja theksoi se PD do të ketë një rezultat pozitiv më 14 maj dhe lidhur me këtë po punohet në terren me qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *