Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 March 2026
Vizion fokus

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir Korreshi “i...

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku s’bashkëpunon me...

Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë javë

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, biznesmeni grek...

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, zbulohet arsyeja

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje 6 vite...

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari në Selanik

Irani 240 orë pa internet, një nga ndërprerjet më...

Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që po ngacmohej,...

Reklamonin pistoletat në rrjete sociale, dy trafikantët e arrestuar...

Hapet në Prishtinë ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje”

17 Shkurt 09:47

Në ambientet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prishtinë, u çel sot, ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925-2025)”, një nismë kulturore dhe edukuese që sjell për publikun historinë e parasë shqiptare dhe të bankës qendrore përgjatë një shekulli.

Ekspozita organizohet në një moment me simbolikë të veçantë, në intervalin mes dy përvjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë institucionale: 100-vjetorit të themelimit të Bankës së Shqipërisë (1925) dhe 100-vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës së parë kombëtare shqiptare (1926). Zgjedhja e Prishtinës si ndalesë e kësaj ekspozite pasqyron historinë e përbashkët dhe lidhjet e thella institucionale, kulturore dhe ekonomike ndërmjet shqiptarëve.

Ceremonia e çeljes u hap me fjalë përshëndetëse nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko. Më pas, u zhvillua prezantimi i ekspozitës nga ekipi i Bankës së Shqipërisë dhe vizita e përbashkët në hapësirën ekspozuese.

Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi se ekspozita synon të tregojë jo vetëm historinë institucionale të Bankës së Shqipërisë, por edhe historinë e përditshmërisë së qytetarëve: si janë paguar, si kanë kursyer, si kanë përballuar kriza dhe si kanë ndërtuar stabilitetin dhe mirëqenien ekonomike ndër breza. Ai vuri në dukje se monedhat dhe kartëmonedhat, përveç vlerës së shkëmbimit, mbartin simbole, trashëgimi dhe identitet, duke pasqyruar historinë e shtetit, ekonominë dhe besimin publik.

Ekspozita shpalos rrugëtimin e parasë dhe të bankës qendrore shqiptare në tri epoka kryesore historike, të formësuara nga ndryshimet politike, zhvillimet gjeopolitike dhe ngjarjet ekonomike, nga standardi i arit dhe ekonomia e planifikuar, deri te kornizat moderne të politikës monetare të orientuara drejt stabilitetit të çmimeve. Një vend të veçantë zë edhe fondi i pasur dokumentar, i mbështetur në arkivat e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Tiranë dhe të Arkivit të Shtetit Italian në Romë, që dëshmon edhe veprimtarinë e Bankës Kombëtare të Shqipnis në qytete të ndryshme të Kosovës në fillim të viteve ’40.

Përmes kësaj ekspozite, Banka e Shqipërisë synon që historia të mos mbetet vetëm për t’u parë, por edhe për t’u kuptuar dhe përjetuar, si një mjet edukimi dhe ndërgjegjësimi financiar. Në një kohë kur vendimmarrja financiare bëhet gjithnjë e më komplekse dhe teknologjia po transformon mënyrën e pagesave, kultura financiare dhe besimi në institucione mbeten elemente kyç të stabilitetit dhe mirëqenies shoqërore.

Ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë” në Prishtinë realizohet falë bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e partnerëve institucionalë e kulturorë, ndër të cilët Instituti Italian i Kulturës. Ajo përbën një shembull të shkëmbimeve kulturore dhe institucionale që forcojnë lidhjet rajonale dhe ndajnë me publikun një histori të përbashkët shqiptare.

Banka e Shqipërisë fton publikun dhe median ta vizitojnë ekspozitën që do të qëndrojë e hapur në datat 16-20 shkurt 2026, në ambientet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prishtinë, dhe ta ndjekin këtë rrëfim të parasë si histori e besimit, e identitetit dhe e shtetit shqiptar.

Posted Under:
Anash Ekonomi
Tagged:
banka e shqiperise ekspozite

Nga e njëjta kategori

Pse të gjithë po e fshijnë papritur ChatGPT-në?

më shumë...

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir Korreshi “i zhveshur” nga politika: Pasioni për pikturën dhe batuta për Edi Ramën

më shumë...

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku s’bashkëpunon me policinë: Nuk e njoh autorin! Zbardhet dinamika, si ndodhi ngjarja

më shumë...

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Fier, arrestohen 2 shtetase nga Rumania

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:38

Pse të gjithë po e fshijnë papritur...

12:53

“Kam fjetur 20 ditë në rrugë…”, Saimir...

12:34

U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku...

12:22

Ushtronin prostitucion në një banesë të marrë...

11:59

Trump: Lufta e Iranit nuk përfundon këtë...

11:54

Tensionet e larta në Lindjen e Mesme,...

11:46

Komisionarja Kos shtyn vizitën në Kosovë, zbulohet...

11:38

Rihanna largohet nga Los Angeles pas të...

11:29

Tentuan të vrisnin një person për hakmarrje...

11:25

Vlora përgatitet për sezonin, Bedinaj: Kërkesat më...

11:22

Abuzoi seksualisht me mbesën 6-vjeçare, arrestohet 35-vjeçari...

11:11

Irani 240 orë pa internet, një nga...

11:00

Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që...

10:52

Reklamonin pistoletat në rrjete sociale, dy trafikantët...

10:46

“Gërdeci”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut...

10:42

Kremlini zbardh bisedën, çfarë u diskutua mes...

10:37

“Hapa provokues”, Erdogan paralajmëron Iranin: Shkeljet e...

10:35

Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag...

10:04

Përplasi me makinë 42-vjeçarin me biçikletë dhe...

9:50

Netanyahu: Izraeli po ia thyen kockat regjimit...

Më të klikuarat

  • “Javë e fuqishme për lekun për këto shenja”, parashiki...
  • Pamjet tronditëse nga Belgjika, mbrojti vajzën që po ngacmoh...
  • Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat, i sekuestroh...
  • Rritja e naftës kërcënon çmimet, Xhepa: Nëse lufta zgjat, mu...
  • Dronë iranianë drejt Jordanisë dhe Bahreinit, rrëzohen nga a...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.