Subscribe

Kopshti i ri Zoologjik do të hapë dyert të shtunën e 4 Qershorit. I konceptuar si një hapësirë ndryshe, kopshti do të jetë një ambient ku prioritet do të kenë fëmijët. Ata ishin edhe vizitorët e parë sot.

 

ERION VELIAJ

KREYTAR I BASHKISE TIRANE

“Në Kopshtin e ri Zoologjik do të kemi shumë aktivitete, madje mund të kaosh edhe natën në tenda, mes kafshëve; mund të festojmë ditëlindjet, kemi klasat mësimore që mund të rezervohen, si klasa e biologjisë, e diturisë së natyrës dhe e zoologjisë, mund të zhvillohen praktika studentore për Universitetin Bujqësor të Tiranës, e shumë të tjera. Do të jetë vërtet një eksperiencë e jashtëzakonshme për fëmijët, ndaj mezi po e pres ditën e shtunë, kur do të bëjmë hapjen e madhe. Qyteti ka fituar një xhevahir të jashtëzakonshëm! Shumica e kafshëve ka ardhur, po presim majmunët e racës lemur dhe kafshë të tjera që janë rrugës.

 

Ai ftoi fëmijët dhe prindërit që të vijnë ditën e shtunë në mesditë për hapjen e madhe sepse do të shohin një filozofi krejt tjetër në trajtimin e kafshëve.

 

“Për ata që kundërshtojnë projektet e Tiranës, si Sheshi, Lodrat te Liqeni, Pazari i Ri, Kalaja, tani Kopshti Zoologjik, apo minorancën e vogël që kundërshton projektin e Kopshtit Botanik, thjesht duhet të vijnë ta shohin dhe të kuptojnë se është dita me natën. Që tani është rritur vlera e banesave në gjithë këtë zonë. Përfitimi nuk është i menjëhershëm, por vjen si rrathët koncentrikë, në fillim pasuron gjithë zonën. Me të mbaruar këtu, do të zgjidhim gjyqet dhe konfliktet me ata që na pengojnë tek Kopshti Botanik, pastaj do të vazhdojmë me pishinat te Diga e Liqenit, për t’i dhënë njëherë e mirë drejtim hapësirave më dinjitoze të Tiranës

 

Tre ditë nga hapja e Kopshtit Zoologjik, çdo gjë është gati. Çdokush është i mirëpritur të marrë pjesë në eventin përurues mesditën e së shtunës në 4 Qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *