Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në...

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë së paraardhësit...

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Hapet “Micro Folie” e parë në Tiranë/ Veliaj dhe Rama: Do shumëfishojmë hapësirat për fëmijët dhe të rinjtë

14 Janar 19:18

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kanë përuruar hapësirën më të re të industrisë kreative, “Micro Folie”, në kryeqytet, e cila synon të afrojë më shumë të rinjtë dhe fëmijët me teknologjinë dhe artin.

 

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se si kjo qendër e parë që u hap në lulishten pas Kryeministrisë, do të ketë edhe të tjera në çdo cep të Tiranës.

 

“Që kur Kryeministri më tha përpara Vitit të Ri që kishte parë një koncept fantastik në Francë, ku praktikisht nga 5 kutiçka të vogla që mund të futen në një furgon hapet i gjithë ky ambient, si një tendë kryesisht për fëmijët që kanë dëshirë të merren me hapësirën digjitale, të shikojmë se si mund të bëjnë gjëra kreative me duart e tyre, me mendjen dhe fantazinë e tyre jam shumë i lumtur sot që arritëm ta sillnim këtë projekt nga Parisi në Tiranë. Micro Folie është ekzaktësisht ajo që ndoshta nuk e kemi në shtëpitë tona, ku shpesh herë na thonë: “mos e prek”, “mos e ngacmo”, “mos e prish këtë”! Këtu, në fakt çdo gjë lejohet. Kreativiteti, fantazia, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, përdorimi i mureve, printimi, qepja, të gjitha lodrat lejohen, ndaj dhe do doja shumë që ne këtë pilot të parë të cilin kryeministri insistoi ta bënim në zemër të Tiranës, ta trajtojmë si një histori suksesi që ne duam ta replikojmë edhe në Laprakë, Kombinat, edhe në Kinostudio, Sauk dhe në çdo cep të Tiranës e ndoshta edhe në çdo cep të Shqipërisë,” u shpreh Veliaj.

 

Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se së shpejti do të vijë edhe një autobus lëvizës për aktivitete dhe spektakle në cdo komunitet.

 

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që u arrit të hapet tamam në fillim të këtij viti që është viti i “Tiranës Kryeqytet i Rinisë” dhe që është viti të cilin ne duam t’ia dedikojmë në tërësi rinisë dhe fëmijëve. Ne po punojmë që paralelisht me strukturat e “Micro Folie” të sjellim edhe një risi tjetër me Ministrinë e Kulturës, që është risia e një autobusi të madh lëvizës për spektakle që çon në komunitete operan, muzikën, teatrin, veprat, duke i bërë ato më të aksesueshme, por edhe më të afërta me njerëzit në komunitet. Së shpejti do të sjellim autobusin e parë, por jo të vetmin dhe me Micro Folie nga njëra anë dhe me autobusët e spektakleve, besoj që do t’i japim një shtysë gjallërie hapësirës së kohës së lirë që kemi vendosur që të bëjmë çmos që ta mbushim me sa më shumë aktivitete dhe me sa më shumë mundësi për fëmijët dhe për më të rinjtë,” u shpreh ai.

 

“Micro Folie” përfshin muze digjitalë, laboratorë dhe lojëra me qëllim informimin, edukimin dhe argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve me artin vendas dhe botëror.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
femije Hapësira rama Tirane Veliaj

Nga e njëjta kategori

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir Metën si ministër të Jashtëm, zbulon detaje

më shumë...

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen fëmijërinë në komunizëm, porosia që i dha babai

më shumë...

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!

më shumë...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet e viteve 2023–2024

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

9:18

“Bir, kujdes mos trego”, Gazmend Turdiu rrëfen...

9:12

Presidentja bullgare do t’i japë mandatin partisë...

9:09

Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e...

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.