E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hap zjarr me armë në supermarket/ Dy të vrarë në Oregon të Shteteve të Bashkuara

Dy persona kanë humbur jetën  dhe një  tjetër ka mbetur i plagosur  në Oregon të shteteve të bashkuara pas të shtënave me armë zjarri.

 

Ngjarja ka ndodhur në një supermarket ku një person i armatosur dyshohet se ka hapur zjarr. Gjithashtu i vrarë ka mbetur edhe agresori.

 

Autoritetet  bëjnë me dije se ai fillimisht ka nisur të qëllojë me armë në parkimin e supermarketit. Më pas ka hyrë brenda ku dhe ka hapur zjarr duke lënë të vrarë një person. Ndërkohë forcat e sigurisë janë kundërpërgjigjur dhe kanë vrarë autorin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë