Subscribe

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për energjinë, gjatë takimit që po zhvillohet sot në Bruksel.

 

Lajmi e ka bërë të ditur me një postim në Twitter i dërguari i Posaçëm i BE-së për Dialogun, Mirolslav Lajçak.

 

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo kanë miratuar udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në rrjetin e tij social.

 

Gjatë takimit të sotëm pritet të arrihet një dakordësi edhe për një takim të nivelit të lartë në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

Në prag të takimit të sotëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se shpresonte të paktën në arritjen e një marrëveshje, por se është më shumë i interesuar se çfarë do të ndodhë më 23 qershor në Samitin e Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *