Dy persona, të cilët kërkoheshin nga policia e Tiranës për mashtrim, janë arrestuar nga policia e Korçës për të njëjtën vepër penale.
Ka qenë një i ri nga Tirana me inicialet K.P dhe bashkejtuesja e tij nga Italia, 32 vjeçarja me inicialet C.A të cilët fillimisht në kryeqytet kanë konsumuar një drekë me shifrën 400 euro dhe janë larguar nga restoranti pa paguar.
Te njëjtën gjë janë munduar të bëjnë në një restorant në periferi të qytetit të Korçës ku fillimisht italiania pasi ka konsumuar drekën është larguar nga restoranti ndërkohë që të njëjtën gjë ka tentuar të kryejë edhe shqiptari 31 vjeçar.
Ka qënë reagimi i kamarierëve që kanë ndaluar shqiptarin dhe me pas kanë lajmëruar edhe policinë, të cilët pasi kanë shoqëruar në komisariatin e Korçës kanë parë se dy të rinjtë ishin në kërkim edhe nga policia e kryeqytetit./vizionplus.tv