Bota
Hamasi thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Jepini fund luftës brutale në Gaza

Forcat palestineze të Hamasit i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’i japë fund “luftës brutale” në Rripin e Gazës.
Reklamë
Prej më shumë se dy muajsh luftë mes forcave izraelite dhe Hamas në RRipin e Gazës janë vrarë me shumë se 17 mijë palestinezë.
“I bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit, komunitetit ndërkombëtar dhe të gjitha vendeve të botës që të ndalojnë këtë luftë brutale dhe të shpëtojnë Rripin e Gazës para se të jetë tepër vonë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e shtypit e Hamasit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




