Pengjet e liruar, Gadi Moses dhe Arbel Yehud janë bashkuar me familjet e tyre pas më shumë se 480 ditësh robëri në Gaza.
Në fotot e shpërndara në mediat vendase, Moses është i rrehtuar nga fëmijët e tij, Yair, Moran dhe Indo.
Një tjetër foto tregon 80-vjeçarin Moses duke buzëqeshur me të afërmit e tij.
Former hostage Gabi Mozes (80) in a first picture with his loved ones. 🎗️ pic.twitter.com/p1LfB1F7Yw
— Government Press Office 🇮🇱 (@GPOIsrael) January 30, 2025
Ndërsa Arbel shfaqet duke përqafuar anëtarët e IDF-së në një objekt afër Gazës.
Më pas ai ribashkohet me familjen e tij.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu denoncoi sot kushtet kaotike në Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, gjatë lirimit të dy pengjeve izraelitë, duke folur për “skenat tronditëse”.
Former hostage Arbel Yehoud reuniting with her family 🎗️
📸 IDF Spokesperson’s Unit pic.twitter.com/uVv87q9Sm0
— Government Press Office 🇮🇱 (@GPOIsrael) January 30, 2025
“I shikoj me tmerr skenat tronditëse nga lirimi i pengjeve tona. Kjo është dëshmi e mëtejshme e mizorisë së paimagjinueshme të organizatës terroriste Hamas”, tha Netanyahu në një deklaratë./vizionplus.tv





