Hamasi ka deklaruar se do t’i qëndrojë marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin pas paralajmërimeve të qarta të presidentit amerikan Donald Trump.
Grupi militant deklaroi këtë të enjte se do të vazhdojë zbatimin përfshirë edhe shkëmbimin e pengjeve të shtunën siç ishte planifikuar.
Armëpushimi 42-ditor u duk se shkoi afër dështimit këtë javë mes akuzave nga të dyja palët për shkelje të marrëveshjes së nënshkruar muajin e kaluar me ndihmën e ndërmjetësve rajonalë dhe mbështetjen e SHBA-së.
Hamasi tha se nuk dëshiron që marrëveshja të shembet, ndërsa mohoi që të jetë frikësuar nga deklaratat e Netanyahut dhe Trumpit, të cilët thanë qartë se nëse pengjet nuk lirohen lufta do të niste sërish.
Kreu i Hamasit dhe grupet negociatore ndodhen në Kajro duke vijuar përpjekjet për të mbushur boshllëqet.
Pajisje të rënda për rindërtimin dhe më shumë ndihma pritet të hyjnë në rripin e Gazës deri të shtunën kur do të bëhet shkëmbimi i radhës me pengje dhe të burgosur.
Megjithë rikthimin në negociata, rajoni mbetet në tension pas planeve që presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur dhe po punon për ti shtyrë përpara për zhvendosjen e të gjithë palestinezëve dhe shndërrimin e Rripit të Gazës në rivierën e Lindjes së Mesme./vizionplus.tv





