E shtunë, 28 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Hamami i grave” në Teatrin e Korçës/ Skena të nxehta në “Andon Zako Çajupi”

“Hamami i grave” i Nell Dunn, ishte shfaqja që u vendos në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” mbrëmjen e të mërkurës.

 

Një komedi që solli për publikun, gjithë hallet dhe vështirësitë e gjinisë femërore në shoqëri. Gra të varfra e të pasura, të zgjuara e të paarsimuara, që mblidhen çdo ditë bashkë në një “hamam” ku rrëfejnë pa droje gjithë jetën e tyre ndërsa nuk mungojnë as skenat topples.

 

Reklamë

Por ndërtimi i një biblioteke në vendin ku ndodhet hamami bën që ato të revoltohen. E kjo, sipas aktores Esela Pysqyli, jo se janë kundër librit, por sepse hamami është një vend shpëtimi për to.

 

ESELA PYSQYLI – AKTORE

Në këtë pjesë flitet që do shkatërrohet një hamam për të ngritur një biblioteke. Duke e pare ne sipërfaqe libri na duhet me shume. Shume mire ta prishim hamamin të bëjmë një bibliotekë. Por problemi qëndron se për këto femrat është i vetmi vend ku ka një shpëtim. Se këtu vijnë tregojnë ato çfarë ndjejnë gjatë jetës së përditshme dhe është sikur të shkojnë tek psikologu. Prandaj e mbrojnë këtë hamamin. Jo se një banjo turke është më e rëndësishme sesa një bibliotekë. Këto janë të gjitha femra që lexojnë. Edhe personazhi im që duket sipërfaqësor. 

 

Për regjisorin Kiço Londo vepra ka arritur të krijojë një raport të ndërsjellë mes vajzave dhe publikut pasi pasqyron problematikat në marrëdhëniet bashkëshortore por jo vetëm.

 

KIÇO LONDO – REGJISOR 

“Mendoj se hamami është një objekt kulti pa prift, pa hoxhë brenda. Sepse kemi dashur të krijojmë një raport të ndërsjelltë mes vajzave të hamamit dhe publikut. Besoj që kjo është një nga arritjet e shfaqes tonë. Ka një zhveshje te publikut. Sepse në skenë ka skena toples por askush nuk ka guxuar që shkrepë një foto e ta nxjerr. Sepse zhvishet vet. Janë hallet e përditshme të grave tona, motrave tona të fëmijëve tanë te gjinisë femërore që shfaqen me sinqeritet. Është një vepër që i flet të gjitha vendeve.”

 

“Hamami i grave” u prit mirë nga artdashësit korçarë kjo edhe falë ionterpretimit të aktoreve si: Albana Kocaj, Adriana Tolka, Linda Jarani, Ola Harizaj, Dajana Nena, Ajola Laska dhe Elios Shuli.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë