Subscribe

Nga Hollanda aty ku po kalon ditët e karantinës, Silvana Heijneman është shprehur e indinjuar me sistemin shëndetësor. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo ndau historinë e nënës së saj, për të cilën Silvana tha se për pak e humbi në muajin Janar dhe kjo sipas saj për shkak të neglizhencës nga sistemi shëndetësor.


“Nëse i referohem vendit tonë, Shqipërisë, që kemi një sistem shëndetsor jo për të ardhur keq, por për të qenë, kam qenë shumë e indinjuar. Mua desh më iku nëna ime në Janar, e filluam shumë keq vitin. Kaloi një strocë celebrale dhe shërbimi shëndetsor do të thosha është zero. Pavarësisht se mjekët dhe infermierët janë heronjtë e heshtur të kombit shqiptar. Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve, çfarë është bërë tërë këto vite. Ndërkohë që në spitale mungojnë edhe ilaçet në sallat reanimative. Unë e kam hequr në kurrizin tim këtë gjë, vetë.”


E pyetur si po i përjeton ditët në karantinë, Silva me humor u shpreh se të kesh burrin në shtëpi 24h është një hall i madh.
“Tani e kuptoj mamanë time dhe gjithë kushërirat, hallat, komshiet, kur thoshin ‘bobo ç’më ka gjetur, më ka dalë burri në pension’.Ne kemi lirinë e kontrolluar, për fat të mirë parqet janë me kilometra.

Koha është jashtëzakonisht e bukur dhe është një tragjedi për hollandezët, që gjithë vitin jetojnë në gri e në erë. Ndërsa këto 3 javë ka një diell mahnitës.”


Shumë kilometra larg fëmijëve të saj, që ndodhen në Shqipëri, Silva zbuloi se ditën e sotme feston ditëlindjen e djalit, Kristit. Ky i fundit feston ditëlindjen i karantinuar në shtëpi dhe për herë të parë larg së ëmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *