“Arrest me burg” është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Tiranës për 37- vjeçarin Halit Dusha. Ai u arrestua dy ditë më parë, lidhur me ngjarjen e ndodhur në 7 tetor në fshatin Shëngjergj të Tiranës, ku u gjet i vrarë Besnik Pudja. Fillimisht u tha se, Pudja u vetëvra me pistoletën tij, ndërsa nga hetimet dyshohet se mund të jetë qëlluar nga persona te tjerë. Ndërkohë Dusha ka thënë ne sallën e gjyqit se, nuk e njihte viktimën, dhe se kur ndodhi ngjarja ishte ne banesën e tij ne kryeqytet. Sipas policisë, Dusha u ndalua, pasi dyshohet se ka dijeni mbi vrasjen dhe se në bashkëpunim me të dhe disa persona të tjerë kishin kultivuar rreth 2900 bimë narkotike të llojit kanabis sativa, në fshatin Urë të Kollagjeshit.