Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pllane të Lezhës, ku është vrarë me armë zjarri 65-vjeçari Gjovalin Prendi babai i Sidorel prendit alias Roan brahimi, i cili është ekzekutuar një vit më parë në Athinë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka komentuar edhe gazetarja Aida Topalli në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Topalli tha se ngjarja duket si hakmarrje e pastër, pasi Roan Brahimi i ekzekutuar një vit më parë në Athinë njihej dhe si kundërshtar i Ervis Martinajt me të cilin kishin nisur përplasjet pas një borxhi të pashlyer për lojërat e fatit.
Ajo tha se Gjovalin Prendi është ekzekutuar ndërsa ka qenë para lokalit të tij në Pllane.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë, por nuk ka lidhje me fushatën.
Topalli: Jo nuk ka lidhje, por çdo gjë që ndodh duket fillimisht sikur ka lidhje me fushatën.
Borakaj: Çfarë ka ndodhur në Lezhë?
Topalli: Kemi edhe njoftimin zyrtar ku bëhet fjalë se 65-vjeçari Gjovalin Prendi ka ndërruar jetë. Ai është babai i Sidorel Prendit alias Roel Brahimi, i ekzekutuar në maj të 2024 në Athinë i njohur edhe si armiku i përbetuar i Ervis Martinajt, për një borxh të pashlyer në zonën e Laçit dhe Lezhës. Brahimi ishte në kërkim për një atentat ndaj Klinsman Prençit dhe Ylli Ibrahimit, po ashtu edhe për vrasjene Brilant Martinajt. Duket sikur kemi të bëjmë me një ahkmarrje të apstër.
Borakaj: Rikthehet historia e lojërave të fatit. Shpëtojnë dot lojërat e fatit dhe nga zgjedhjet elektorale?
Topalli: Kemi dëgjuar për një përhapje të gjërë të lojërave të fatit në të gjithë Shqipërinë, mbetet për tu parë nëse do të kemi operacione ndaj lokale që po lulëzojnë.