E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hakerat nuk ndalen/ Publikohet lista me emrat e punonjësve të SHISH

Të tjera të dhëna sensitive vijojnë të publikohen nga hakerat.

 

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Homeland Justice, ka publikuar listën me emrat e punonjësve të SHISH, pozicionet që ata mbjanë në këtë institucion dhe adresat e email.

 

Reklamë

Publikimi i këtyre të dhënave, vjen pas nxjerrjes në publik të të gjithë të dhanave personale të shqiptarëve, por edhe të dhënat e kryeministrit Edi Rama.

 

Hakerat kanë deklaruar edhe më herët se nuk do të ndalen dhe se do të publikojnë të tjera të dhëna sensitive.

 

Vizion Plus i siguron listat e plota, por për arsye sigurie nuk po i publikojmë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë