Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik e konsideroi kompromisin për administrimin zgjedhor, një vendim në të mirë të procesit integrues të vendit.

Sot pati një marrëveshje dhe besoj që efekti pozitiv është hapja e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Që kjo të mundësohej duhet të kishim një kompromis, por që të quhej një reformë duhej të kishte element të tjerë. Duhet të kishte ndryshim të sistemit zgjedhor, por nuk u arrit kompromis. Por nëse do isha vetëm unë që të bllokoja këtë marrëveshje do dukej sikur unë nuk dua integrimin e Shqipërisë në BE. Opozita ka qëndruar në parlament që të përfundonte të reformë. Ne sot e dimë se PS e ka kapur pushtetin dhe trajton Shqipërinë si plaçk të vetë.

Ajo shtoi se ndjehet e keqardhur që tryeza nuk mori një vendim për ndryshimin e sistemit zgjedhor për të cilën loboi aq shumë, por pavarësisht kësaj, Hajdari shtoi se nuk mund ta bllokonte marrëveshjen pasi do të dilte sikur ajo është kundër integrimit të vendit.

Jam e bindur se shumë e dinë që kjo kauzë për ndryshimin e sistemit zgjedhor është e drejtë. Shumë kërkojnë që të hapen lista, pasi duhet garnatuar demokracia në vend. Unë doja që të përfshihej dhe kjo pikë, nuk mund të futemi në BE pas qenë si ata, shumë nga vendet e BE kanë lista të hapura. Duhet konkurrencë dhe kush shkon në Kuvend të japin llogari para qytetarëve. Unë sot mora garancinë nga ndërkombëtaret se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, por do flasim dhe për listat e hapura dhe për ligjin e referencumëve. Po ashtu do flasim dhe për votën e diasporës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *