E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hajdari akuza qeverisë: Shqiptarët janë ngopur me gënjeshtrat tuaja

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari foli në seancën e sotme parlamentare për situatën problematike të krijuar në vend nga përmbytjet dhe prezenca e ngricave, ndërsa akuzoi mazhorancën për indiferentizëm dhe keqmenaxhim.

Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari tha se shqiptarët janë ngopur me gënjeshtrat dhe se ajo që po ndodh sot në Kosovë, do të ndodhë dhe në Shqipëri.

“Sa taksa kanë paguar shqiptarët në 30 vite, do mjaftonin për një flotë me borëpastruese që do i kishte zili gjithë rajoni. Sa taksa kanë paguar shqiptarët në 30 vite, do të mjaftonin të kishin energji elektrike. Sa taksa kanë paguar për infrastrukturën, do mjaftonin për të na i bërë më të lehtë jetën të gjithve, por kanë mjaftuar për t’ua bërë ju jetën më të lehtë. Për shqiptarët ka vuajtje, halle e më shumë taksa. Unë nuk mendoj se ju nuk do ngopeni ndonjëherë. Por kam besim tek shqiptarët që janë ngopur me gënjeshtrat tuaja. Ne do vazhdojmë të luftojmë për të rinjtë që të vijnë në politikë. Karriera juaj e radhës nuk do jetë e lehtë sepse do përgjigjeni për të gjitha. Ajo që po ndodh në Kosovë, do ndodhë dhe në Shqipëri”, tha Hajdari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë