E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hahn i ndez “dritën e gjelbër” Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE

Brukseli dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe njëra nga arsyet kryesore për këtë është që të rinjtë të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të mos i braktisin ato, ka porositur sot në Trieste komisari evropiane për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn.

 

Duke folur në samitin e liderëve të gjashtëshes të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, Hahn tha se kjo do të ulte tensionet nga e kaluara, transmeton KosovaPress.

 

Ai ka theksuar se detyrë e politikës është që të sigurojë kornizën, derisa përgjegjësia për lidhje ekonomike i takon komunitetit të biznesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë