Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania...

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet...

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Hagë: Ulen dënimet e dy ish drejtuesve të veteranëve të UÇK-së

2 Shkurt 19:55

Një panel i apelit në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë konfirmoi dënimin e dy ish udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për “pengim të administrimit të drejtësisë”, por uli me nga tre muaj dënimet e tyre. Më 18 maj të vitit 2022 Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u dënuan me nga katër vjet e gjysmë heqje lirie nën akuzat “për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

 

 

Apeli i uli në 4 vjet e tre muaj dënimet dhe në to llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Akuzat ndaj tyre u ngritën pasi Organizata e Veteranëve të Luftës, në shtator të vitit 2020, tha se kishte marrë nga persona të panjohur mijëra dosje të Gjykatës së Posaçme, që dëshmojnë për bashkëpunim të saj me autoritetet e Beogradit dhe për siç thuhet, karakterin e saj të njëanshëm. Prokuroria e Specializuar tha se “Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u organizuan në bashkërendim për shpërndarjen e paautorizuar të informacionit të besueshëm dhe jo publik, duke marrë një vendim nëse ose se si të shpërndahen, duke organizuar dhe duke marr pjesë në konferencat për shtyp dhe paraqitje publike ku informacioni i besueshëm dhe jo publik është përhapur dhe diskutuar publikisht”.

 

 

Prokuroria tha se me këto veprime, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë shkelur fshehtësinë e procedurës dhe frikësuar dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si rrjedhojë, penguan punën dhe hetimet e kësaj prokurorie. Zoti Gucati dhe zoti Haradinaj kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat. Vendimi ndaj tyre ishte i pari në Gjykatën e Posaçme, që trajton pretendimet për përfshirje të ish luftëtarëve shqiptarë në krime të luftës dhe të pasluftës së viteve 1998 – 1999.

 

 

Aktualisht në Hagë tashmë ndodhen edhe ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefi i grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe dy ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala. Që të gjithë janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Më 16 dhjetor të vitit 2022 Gjykata e Posaçme e dënoi me 26 vjet heqje lirie Sali Mustafën një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën akuzat për krime lufte.

 

 

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
dënime Hage kreret e uck

Nga e njëjta kategori

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë, ngrihet Prania Diplomatike Virtuale, Hoxha: Shteti shkon pranë qytetarit!

më shumë...

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti i kërkon Serbisë të ndihmojë në gjetjen e të humburve gjatë luftës

më shumë...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet angazhimi, jo e vërteta

më shumë...

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen miliarda lekë për dëmin mjedisor, sistemimin e tokës dhe për fidanët e rinj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:05

Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë,...

1:49

“Shpresë për zgjidhjen e krizës”, Haxhiu: Besoj...

1:44

“Hapni arkivat për të zhdukurit” , Kurti...

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

11:36

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët:...

11:11

Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u...

11:00

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë...

10:35

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit...

10:17

Situata e zjarreve, 4 vatra mbeten ende...

10:11

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski,...

9:45

Italiani vodhi Audi Q5, reagon policia: Një...

9:07

Pronari lë ndezur makinën dhe zbret, italiani...

8:52

Të shtëna me armë gjatë një feste...

8:44

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave,...

8:38

Çfarë do të thotë sipas psikologjisë të...

8:21

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë,...

8:18

Tërmet gjatë mesnatës në jug të vendit,...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.