Subscribe

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të pestën ditë radhazi, kundër rritjes së çmimeve të produkteve bazë dhe burimeve të energjisë.

 

Protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të përballur krizën, duke filluar nga ulja e çmimeve. Ata shprehen se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërsa paralajmërojnë se rezistenca do të përshkallëzohet në rast se qeveria nuk vepron.

 

“Zgjohuni nga gjumi se na mori lumi”, “Guxoni o shqiptarë”, ishin këto disa nga thirrjet e lëshuara në protestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *