Ministrja Belinda Balluku u përfshi në një debat me ish-këshilltaren e Sali Berishës, Zana Goxholli, teksa kjo e fundit fliste për databazën me të dhënat personale të qytetarëve të Tiranë. Përplasja u shënua teksa flisnin në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.

 

Guxholli e konsideroi aspak normal publikimin e të dhënave të mbledhura nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

Pjesë nga debati:

Guxholli: Pse këta patronazhistë patën në dorë të gjithë të dhënat të gjithë shqiptarëve. Një databazë që duhet të ishte e mbrojtur dhe e sigurt.

 

Balluku: Ju e kuptoni shumë mirë se edhe partia ku ju keni aderuar ka pasur patronazhistët e saj, të dhënat mblidhen në terren, duke takuar këdo.

 

Guxholli: Jo, kjo listë ka dalë dhe e ka kushdo. Nuk i anatemoj patronazhistët tuaj në këtë drejtim, por instrumenti që iu dha në dorë për të ushtruar.

 

Balluku: E mbaruat pyetjen?

 

Guxholli: Kur ju dëgjova kaq gjatë, ki durim sepse drejtoni vendin

 

Balluku: Nuk jam për të bërë analiza për patronazhistët. Ju nuk doni të dëgjoni, doni të bëni analizë. Alban, kur të mbarojë Goxholli, vazhdojmë bashkë

 

Guxholli: Arroganca e pushtetit. Je shumë e re për të qenë arrogante, se si po e merrni këtë mandat tjetër, është për të çuditur. Zoti të dhëntë hymer dhe mbijetofsh në karrierën që po bën.

 

Balluku: E lodhur jam dhe unë, por një përgjigje e tillë nuk ia jep as një qenushi që shikon në rrugë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *