“Jeta do të na ndryshojë sepse askush nuk e ka pasur një punë të vërtet. Unë punoj çfarëdo që mundem. Kur u ktheva me gurë, familja ishte tepër e lumtur”, kështu u shpreh një 27-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i cili arriti të gjejë gurë me pamje të kristaleve në një fushë të hapur në fshatin Kvahlati në Afrikën e Jugut.

 

Ai zgjoi kështu shpresat e të tjerëve se mund të bëhet fjalë për diamante, edhe pse disa paralajmërojnë se ekzistojnë gjasa të mëdha që mund të jenë kuarc. Mbi 1000 gjuetarë të thesareve zbarkuan në fshatin afrikan, në kërkim të gurëve të panjohur.

 

Mirëpo, kryeministri Sihle Zikalala shprehu shqetësim, duke thënë se aktivitetet e paligjshme të minierave mund të shkelnin rregulloret e covid-19.

 

“Ne jemi të shqetësuar se nëse nuk vihet nën kontroll, situata mund të rezultojë në kaos dhe një shkelje të mundshme”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *