Kronikë
Gurët bllokojnë aksin Bajram Curri-Valbonë, thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen

Për shkak të reshjeve të shiut, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë është bllokuar nga rënia e gurëve.
Për këtë arsye, Policia Rrugore u bëri apel qytetarëve dhe turistëvë që ndodhen në Tropojë që të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor.
Reklamë
Gjithashtu, policia sqaroi se autoritetet përkatëse po punojnë për pastrimin e rrugës sa më parë dhe se do të ketë një njoftim të dytë kur të jetë e kalueshme.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




