Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime...

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg,...

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në...

Gurë, molotov e gaz lotësjellës! Policë dhe qytetarë të plaggosur, mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha: Beteja vazhdon

24 Janar 21:29

Përplasje, gurë, molotov, gaz lotsjellës dhe ujë: Kjo ishte protesta e sotme kombëtare e PD-së

Protesta kombëtare e Partisë Demokratike, e cila zgjati rreth 3 orë, u shoqërua me përplasje, hedhje gurësh, molotov, përdorim gaz lotsjellës dhe autobote uji.

Ajo nisi rreth orës 17:00 në mënyrë paqësore, ku qytetarët qëndronin para Kryeministrisë me pankarta në duar, ndërsa folësit e zgjedhur nga PD nisën fjalimet e tyre.

I pari që u ngjit në podium ishte nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili e cilësoi protestën historike dhe bëri thirrje që qytetarët e bashkuar të rrëzojnë gardhet dhe blindat e vendosura në Kryeministri.

“Pas atyre blindave që duhet t’i shembim në çdo kusht, nuk është shteti, është frika e pushtetit. Ne duhet ta shembim këtë pushtet. Ky vend është vendi i hajnisë dhe i qeverisë, dhe shembja e tyre është para historisë, është detyrë para vendit, para gjithë qytetarëve dhe para gjithë shqiptarëve. Prandaj jemi sot këtu me një numër kaq të madh protestuesish, për të shprehur këtë revoltë”, tha Boçi.

Pas tij folën të tjerë përfaqësues të PD-së, ndërsa në fund fjalën e mori lideri i partisë, Sali Berisha. Ai tha se shqiptarët dhe demokratët kanë arritur në kilometrin e fundit dhe se me mbështetjen e Zotit fitorja është e sigurtë.

“Këtë javë, të tmerruara nga protestat tona të kaluara, mediat e qeverisë bënë gjithçka për t’i vendosur ato në harresë. Mesazhi im është ky: sot ne jemi në kilometrin e fundit. Me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores sonë. Sot ne jemi pranë triumfit të madh”, tha Berisha.

Menjëherë pas fjalimit të Berishës, protestuesit lëshuan molotov dhe fishekzjarre drejt policisë, ku një efektiv mbeti i plagosur (në total janë 11 policë të lënduar), ndërsa uniformat blu u përgjigjën me gaz lotsjellës. Vetë kryedemokrati Berisha ndoqi gjithçka nga podiumi.

Pas përplasjeve disa minutëshe, protestuesit u nisën drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk munguan përplasjet me policinë. Për gati 60 minuta, protestuesit dhe policia shkëmbyen gaz dhe gurë, duke lënë të lënduar nga të dyja palët.

Protesta përfundoi me një fjalim të kryedemokratit Berisha nga selia e PD-së, i cili tha se sot ishte një betejë e fortë, por ajo do të vazhdojë gjatë. /Taulant Halili/Vizionplus.tv/

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Berisha PD Protesta Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një i plagosur

më shumë...

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

më shumë...

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg, tjetra në arrest shtëpie, 15-vjeçarja shtrohet në spital

më shumë...

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:48

Shqipëria dhe Mali i Zi do të...

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

3:11

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.