E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Kapet një ton drogë në dy operacione

Mbi 1 ton droge është kapur nga policia gjate dy aksioneve te njëpasnjëshme ne qarkun e Vlorës. Sasia me e madhe prej 600 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar ne bashkëpunim me policinë italiane. Ne orët e vona te se shtunës, policia e Vlorës është sinjalizuar per lëvizjen e nje gomone e cila po trafikonte lende narkotike nga brigjet shqiptare drejt Italisë.

 

Reklamë

Gjate ndjekjes nga Policia Kufitare, Delta Force dhe ndihmës se Guardia di Finanza, dy trafikantet jane përpjekur disa here t’i shmangen patrullës, duke kryer edhe manovra te rrezikshme ne det. Kur nuk kane pare asnjë rrugëdalje, para se te ndaloheshin nga policia, dy skafistet shqiptare 34 dhe 23 vjeç kane hedhur lenden narkotike ne det. Ata jane ndalur ne ujërat italiane, ndërsa deri tani policia ka arritur te nxjerre nga deti 600 kilogramë marijuhane.

 

Grupi hetimor është i rezervuar ne detaje per shkak te sekretit hetimor. Ndërsa ne Himare, ne fshatin Piqeras, policia ka gjetur 422 kilogramë kanabis dhe nje arme zjarri e tipit automatik. Droga është zbuluar ne nje dhome hoteli pas nje hetimi intensiv. Policia ka vene ne pranga pronarin e hotelit Dhimiter Qendro, 54 vjeç banues ne fshatin Piqeras. Mbi te rendon akuza e prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike si dhe armëmbajtjes pa leje.

Më shumë video

Reklamë