E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Grupi i Rithemelimit të PD-së: Në Mallakastër, kryetari i ri po zgjidhet me sistem elektronik

Partia Demokratike thotë se po aplikon sistemin elektronik për regjistrimin dhe verifikimin e zgjedhësve në garën për kryetarë të PD-së në rrethe.

 

Reklamë

Sipas Komisionit të Rithemelimit, me këtë sistem që po garanton “transparencë të plotë”, po zgjidhet kryetari i ri i PD-së në Mallakastër.

 

Reklamë

“Partia Demokratike po aplikon për herë të parë në Shqipëri sistemin e regjistrimit dhe verifikimit elektronik të zgjedhësve në kohë reale.

Sot, Dega jonë në Mallakastër po aplikon këtë sistem në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Kjo sjell risi dhe transparencë e plotë në procesin zgjedhor brenda partisë sonë.

Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa bërë së pari transparencë në zgjedhjet brenda partive.

Prandaj Partia Demokratike është e para që do të japë garancinë e votës së lirë brenda saj, për të mbrojtur votën dhe vullnetin e demokratëve.

Sot jemi një hap përpara”

Vazhdo të lexosh

Reklamë