Ish-kryeministri i Maqedonisë i dënuar me dy vjet burg u bën thirrje deputeteve te VMRO DPMNE-së te mos votojnë ndryshimet kushtetuese për emrin.

 

Nëpërmjet një postimi ne rrjetet sociale Nikolla Gruevski shprehet se ligjvënësit opozitare te refuzojnë propozimin.

 

“ Ne duhet te respektojmë vullnetin e popullit dhe te mos i tradhtojmë interesat e vendit shkruan Gruevski. Me tej ai thotë se megjithëse është sulmuar pa te drejte nuk do te dorëzohet. Ata janë inatosur dhe fundi i tyre po vjen”, – përfundon mesazhin e tij ish-kryeministri dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *