E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gruaja mbytet në lumin Drin, tentoi të shpëtonte mbesat

Një 55-vjeçare është mbytur këtë të martë në ujërat e lumit Drin në Shupenzë të Bulqizës. Ngjarja ndodhi teksa Festime Dani ka hyrë në lumë për të shpëtuar dy mbesat e saj 8 dhe 4 vjeçe, të cilat po rrezikonin të mbyteshin. Ndërkohë, vete 55-vjeçarja nuk ka arritur të dalë nga lumi, ndërsa dy vajzat e mitura janë shpëtuar nga persona te tjerë qe gjendeshin aty. Festime Dani është transportuar për në spitalin e Peshkopisë pa shenja jete, ndërsa mbesat e saj janë jashtë rrezikut per jetën.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë