E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Grisja e flamurit shqiptar/ Rama: E për çfarë duhet të më kërkojë falje Vuçiç?

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët lidhur me incidentin e ndodhur në Serbi ku një i ri hoqi flamurin shqiptar në rrugët e Beogradit.
Rama tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka pse të kërkojë falje për këtë incident, pasi sipas tij çdo vend ka “kokëboshët” e ti dhe se tashmë i riu është arrestuar.

“Pse duhet të kërkohet falje kur një personazh eksremist…cdo vend ka kokboshët e vetë, cdo pyll ka derrat e vetë. Është arrestuar nga policia dhe po ndiqet penalisht. Flamurët shqiptarë janë kudo, jam i bindur se të gjitha gjërat që ndodhin janë të pashmangshme sepse situata është e nxehetë mes shqiptarëve mes serbëve për shkak të mosnjohjes së Kosovës. Jemi dy kombet më të mëdha në rajon, mund të bëjmë atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën”, tha Rama.

Më shumë video

Reklamë