Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 August 2026
Vizion fokus

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me...

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më kokë, dy...

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë me plumb...

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin e parë...

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet Berishës: Piromani...

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe makina, panik...

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në shënjestër qendra...

Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja në 24...

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në situatë të...

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për protestat: Uragani...

Gripi i shpendëve, ministria e Bujqësisë: 4 vatra, situata nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm

10 Janar 10:50

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në një deklaratë lidhur me gripin e shpendëve në vend, informon qytetarët se situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm.

Sipas komunikimeve të vazhdueshme në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve sëmundja aktualisht është e pranishme në mjaft shtete të tjera, të cilët zbatojnë programe kontrolli dhe mbikqyrjeje të njëjta me vendin tonë, njofton ministria.

Ky infeksion mund të parandalohet vetëm nëpërmjet zbatimit të masave të biosigurisë me qellim uljen e nivelit të ekspozimit ndaj virusit i cili përhapet me rrugë ajrore dhe ato të kontaktit me shpendët portatorë, të egër dhe migratorë për në fermat dhe oborret familjare, të cilët mbarështojnë shpendë.

Pas konfirmimit të rastit të parë  është në fuqi dhe mblidhet në rend ditor Qendra Kombëtare e Krizës për sëmundjen e Influencës Aviare me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendëshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik për koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale të Krizës.

Janë konfirmuar katër vatra, në Zall Herr, Nartë, Paskuqan. Vatra e katërt u konfirmua ditën e djeshme në Lagunën e Karavastasë.

Ministria njofton se pas rastit të parë të konfirmuar Shërbimi Veterinar Rajonal ka marrë masat e duhura për monitorimin e situatës shëndetësore të shpendëve të butë, për izolimin e infeksionit me qëllim parandalimin e përhapjes duke vijuar komunikimin me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura për monitorime dy-palëshe të faunës së egër në zonat lagunore e ujore të mbrojtura.

Është bashkëpunuar me Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për monitorimin dhe testimin e personave të kontaktit, teste të cilat deri më tani kanë rezultuar negative, me Njësitë e vetëqeverisjes vendore në Bashkitë e prekura, si dhe me Policinë e Shtetit për zbatimin e Urdhrave të Ministrit të Bujqësisë në fuqi për marrjen e masave parandaluese të përhapjes së virusit të Influencës Aviare nëpërmjet ndalimit të lëvizjes së shpendëve të gjallë jashtë fermave, të ndodhura në Njësitë Administrative të zonave të mbrojtjes dhe mbikqyrjes.

“Duke qenë se dy prej rasteve në vatrat aktuale pozitive janë të pranishëm në specie të shpendëve të egër, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët të rrisin vigjilencën dhe të bashkëpunojnë me qëllim jo vetëm raportimin në kohë të cdo dyshimi nëpërmjet komunikimit të shpejtë në numrin e gjelbër 08003366, por dhe zbatimit rigoroz të masave të biosigurisë dhe kufizimit të ekspozimit të shpendëve në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët e egër dhe migratorë”, përfundon deklarata e ministrisë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
gripi i shpendëve ministria e bujqesise

Nga e njëjta kategori

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një person me plumb në kokë, autorit i ngec arma! Policia arreston atentatorin (VIDEO)

më shumë...

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë me plumb pas koke, autorit i ngec arma! Qytetarët largohen të tmerruar

më shumë...

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet Berishës: Piromani i Shqipërisë flet për zjarret

më shumë...

Merr flakë makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shkak impianti i gazit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

4:52

Dështon atentati në Elbasan, tentoi ta qëllojë...

4:15

Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci, shënon golin...

4:15

“Halef” rikthehet me sezonin e ri, protagonistët...

4:05

“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet...

3:56

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

3:55

Tërmeti trondit Spanjën! Dëme në ndërtesa dhe...

3:37

Ukraina godet objektiva strategjikë në Rusi, në...

2:56

Merr flakë makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shkak...

2:37

Zjarret në Shqipëri/ 12 vatra të reja...

2:15

Zjarre apokaliptike në Kroaci, edhe Greqia në...

1:32

Gjenden sërish mbetje mortore në Zubin Potok,...

1:15

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë-Elbasan,...

12:53

Shkodër/ Ndalohet furgoni i mbushur me kuti,...

12:41

“Vendi digjet, narkoqeveria vazhdon vakancat”/ Berisha për...

12:27

FOTO/ 18-vjeçari bën zbulimin e pabesueshëm në...

12:10

Liverpool në “duart” e miliarderëve! Jeff Bezos...

11:57

Fluksi i lartë në hyrje në pikat...

11:51

Dibër/ Konflikti familjar përfundon me të shtëna...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • “Kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për se...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit ka qenë, ës...
  • Martesa sekrete e Ronaldos dhe Georginës, zbulohet marrëvesh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.